Avokati kosovar Qerim Metaj sot është ndarë nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Në njoftimin e OAK thuhet se i ndjeri do të varroset nesër në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.
Metaj, nga data viti 2002 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.
Njoftimi i plotë:
Ndërroj jetë avokati Qerim Metaj nga Prishtina!
Prishtinë, 15.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se sot me datë 15.02.2022, humbi anëtarin e saj, avokatin Qerim Metaj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 16.02.2022, në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati, Qerim u lind me 20.10.1948 në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1975, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.04.1980 në Prishtinë.
Avokati Qerim, nga data 08.01.2002 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.