image Ndahen me sukses binjaket e lindura me kokë të ngjitur në Izrael

Botë

Ndahen me sukses binjaket e lindura me kokë të ngjitur në Izrael

news image

Një operacion i rrallë është realizuar në Izrael, ku dy vajza binjake, të cilat kishin lindur të ngjitura në pjesën e pasme të kokës, janë ndarë nga njëra-tjetra.

Operacioni zgjati 12 orë dhe u zhvillua në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba, javën e kaluar.

Në operacionin e binjakeve kanë marrë pjesë mjekë ekspertë nga Izraeli dhe shtete të tjera.

Për fat të mirë vogëlushet gëzojnë shëndet dhe po rikuperohen nga ndërhyrja e komplikuar.

“Po marrin frymë dhe hanë vetë,” tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Është hera e parë që një operacion i tillë kryhet në Izrael. Në total, në të gjithë botën janë kryer 20 operacione të tilla.

Vajzat e lindura në gusht 2020, pritet të bëjnë një jetë krejt normale, thonë ekspertët. /Gazeta Sinjali/