image Tottenhami ndalet në Francë me barazim nga Rennes

Futboll

Tottenhami ndalet në Francë me barazim nga Rennes

news image

Rennes dhe Tottenham ndahen baras në derbin e xhiros së parë në Ligën e Konferencës, raporton Sinjali Sport.

Francezët dhe anglezët barazuan 2-2 në debutimin e tyre në garën më të re evropiane.

Autogoli i Loic Bades nisi këtë goleadë, e që më pas u përmbys nga Flavien Tait dhe Gaeten Laborde.

Megjithatë kjo përmbysje nuk zgjati shumë, pasi që mesfushori danez, Pierre Emily Hojbjerg barazoi ballafaqimin, duke qenë kjo e tëra.

Grupin G ku luajnë këto dy ekipe, e kryeson Vitesse me tre pikë, derisa skuadrat në fjalë kanë nga një pikë, kurse Mura e fundit pa asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/