image Ndahen mbi 3 milionë euro për angazhimin e mbi 1 mijë profesionistëve shëndetësorë në procesin e vaksinimit

Shëndetësi

Ndahen mbi 3 milionë euro për angazhimin e mbi 1 mijë profesionistëve shëndetësorë në procesin e vaksinimit

news image

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 3 milionë e 192 mijë e 854 euro për angazhimin e 1 mijë e 116 profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Këta profesionistë dhe staf mbështetës do të angazhohen për tre muaj nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjetet për këtë vendim do të shfrytëzohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, nën-programi Shërbime Përkatëse Farmaceutike me kod 71300 (nën-kodi 71310), kategoria e shpenzimeve mallra dhe shërbime, burimi i financimit nga huamarrja (fondi burimor 04) nga kredia Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për Reagim Emergjent ndaj COVID-19, përmes ri-alokimit të mjeteve që merren nga nën-kodi 71310, si në vijim: Shuma prej 1,596,427 € (një milion e pesëqind e nëntëdhjete e gjashtë mijë e katërqind e njëzet e shtatë euro), ri-alokohet në nën-programin 71301, me kodin 00099, për të kompensuar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës për tre muajt e parë;

Shuma e mbetur prej 1,596,427 € (një milion e pesëqind e nëntëdhjete e gjashtë mijë e katërqind e njëzet e shtatë euro), në rast të vazhdimit të angazhimit edhe për tre muaj tjerë mund të ri-alokohet sipas pikës 2.1, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve./Gazeta Sinjali/