Gjilani dhe Dukagjini janë përballur ndërmjet vete në kuadër të xhiros së tretë në Supërligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Takimi mes këtyre dy skuadrave përfundoi ashtu siç filloi, baras 0-0.
Vendasit dominuan në këtë sfidë, por pa arritur të gjejnë golin, derisa mysafirët nga Klina përmes kundërsulmeve tentuan disa herë t’i befasojnë skifterët, por pa sukses.
Me këtë barazim skuadra e Munishit ngritët në pozitën e katërt me 5 pikë, kurse ekipi i Dallkut arkëton dy pikë në pozitën e 7. /Gazeta Sinjali Sporti/