image Ndahen afro 1 milion euro për ushqimin e policëve - Sinjali

Tender/ Ndahen afro 1 milion euro për ushqimin e policëve

news image

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të shpenzojnë afro 1 milion euro për ushqim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kontrata e cila u publikua në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, e cila do të ketë kohëzgjatje për 36 muaj, u nënshkrua gjatë ditës së djeshme.

Për këtë kontratë, policia kishte shpallur tender me vlerë 1,140,016.40 euro.

Nga tre ofertuesit, fitues i tenderit u zgjodh kompania “Beni Dona Plast”, vlera e ofertës së të cilës ishte 944 mijë e 150 euro./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin