image NBA plot spektakël, shpërthen Lebron James kundër Bucks

Basketboll

NBA/ NBA plot spektakël, shpërthen Lebron James kundër Bucks

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas kohës sonë lokale, janë zhvilluar 10 ndeshje në ligën më të fort të basketbollit në botë, NBA.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Los Angeles Lakers kundër Milëaukee Bucks, transmeton Gazeta Sinjali.

Fitues dolën Lakers me rezultat 113-103. Më meritori në fitorën e LA ishte Lebron James.

Amerikani shpërtheu mbrëmë duke bërë 37 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime. Po ashtu ndeshje tejet të mirë tek Lakers pati edhe Anthony Devis me 30 pikë e 9 kërcime.

Tek Bucks u dallua si gjithmonë Giannis Antetokounmpo me 32 pikë 11 kërcime dhe 6 asistime.

Befasia e mbrëmjes ishte humbja e Boston Celtics. Ata u mposhtën me rezultat 94-99 nga Utah Jazz.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet:

Washington Wizards 118-112 Atlanta Hawks

Brooklyn Nets 139-120 San Antonio Spurs

New York Knicks 103-126 Oklahoma City Thunder

Boston Celtics 94-99 Utah Jazz

Chicago Bulls 102-108 Indiana Pacers

Minnesota Timberwolves 118-132 Orlando Magic

New Orleans Pelicans 110-104 Miami Heat

Dallas Mavericks 121-96 Memphis Grizzlies

Phoenix Suns 127-117 Portland Trail Blazers

Los Angeles Lakers 113-103 Milwaukee Bucks. /Gazeta Sinjali/