image Navalnyt i përkeqësohet gjendja, fillon të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar

Botë

Navalnyt i përkeqësohet gjendja, fillon të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar

news image

Avokati i Alexei Navalny ka alarmuar se gjendja shëndetësore e klientit të tij po përkeqësohet dhe se tani ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar.

Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë tha se raportet për shëndetin e tij ishin shqetësuese.

Kobzev, i cili e vizitoi Navalnyn të mërkurën, njoftoi në Twitter se ai ndjen dhimbje gjatë ecjes, shkruan BBC.

“Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, Navalny u zhvendos në një pavion në qytetin Pokrov pasi kishte probleme me frymëmarrjen. 

Ai ishte ankuar për një kollë dhe temperaturë të vazhdueshme./Gazeta Sinjali/