image Navalny: Putin ka frikë nga e vërteta

Botë

Navalny: Putin ka frikë nga e vërteta

news image

Sot në mesditë u raportua se udhëheqësi i opozitës ruse, Navalny, është dënuar me nëntë vite burgim nga gjykata ruse.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka frikë nga e vërteta“, tha sot kritiku kryesor i tij vendas, Alexei Navalny.

Putin ka frikë nga e vërteta, këtë e kam thënë gjithmonë. Luftimi i censurës, përcjellja e së vërtetës te populli i Rusisë kanë qenë gjithmonë prioritetet tona”, tha udhëheqësi i opozitës në një postim në Instagram.

Navalny është në burg për më shumë se një vit, nën akuza të ndryshme, të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht.

/GazetaSinjali/