Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, apeloi vendimin e gjykatës për zgjatjen e paraburgimit të tij, pas ndalimit më 17 janar, shkruan Gazeta Sinjali.
Navalny u ndalua në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania, ku po trajtohej për një sulm me helm.
“Avokatët kanë paraqitur kërkesën në gjykatë. Kërkojmë që të rrëzohet urdhri i gjykatës dhe të nxirret një vendim i ri, i cili do ta shfuqizojë mocionin për paraburgim nga shefi i Departamentit të Ministrisë së Brendshme në rrethin e Khimkit”, tha avokati i Navalnyt, Vadim Kobzev, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Në seancën gjyqësore të 18 janarit, të cilën Navalny e ka cilësuar si “tallje me drejtësinë”, një gjykatës ka vendosur që ta mbajë atë në paraburgim deri më 15 shkurt.