Disidenti rus, Alexei Navalny, ka dalë nga koma dhe po shkëputet nga ventilimi mekanik, njoftoi sot spitali “Charite” i Berlinit, ku ai po trajtohet.
“Gjendja e tij është përmirësuar. Navalny u përgjigjet stimujve verbalë”, tha spitali në një deklaratë.
“Mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thuhet tutje në deklaratë.
Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit rus, Vladimir Putin, u transportua në Gjermani në një gjendje kome më 22 gusht, dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi brenda Rusisë. /Gazeta Sinjali/