image Natyra Kuçi thumbon VV-në: Nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vetë deputete

Kosovë

Zgjedhjet/ Natyra Kuçi thumbon VV-në: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete

news image

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës e koalicionit AAK-PSD, Natyra Kuçi e cila ditë më parë është njoftuar nga KQZ si fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se nuk i mbështet votat e Vuçiqit për tu bërë deputete.

Deklarata e plotë e Kuçit:

Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake. /Gazeta Sinjali/