image NATO-ja i vë aeroplanët luftarakë në gjendje gatishmërie

Botë

NATO-ja i vë aeroplanët luftarakë në gjendje gatishmërie

news image

NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë që të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord të rrisë numrin e trupave në krahun e saj lindor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, raporton Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Forcat ruse pushtuan Ukrainën nga toka, ajri dhe deti të enjten, duke konfirmuar frikën më të keqe të Perëndimit me sulmin më të madh nga një shtet kundër një shteti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Paqja në kontinentin tonë është shkatërruar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp. “Rusia po përdor forcën për të rishkruar historinë dhe për t’i mohuar Ukrainës rrugën e saj të lirë dhe të pavarur.”

/GazetaSinjali/