image Nataliya Apostolova uron qeverinë e re

Kosovë

Politikë/ Nataliya Apostolova uron qeverinë e re

news image

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka uruar për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Apostolova thotë se mezi pret të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e qeverisë për agjendën e përbashkët evropiane.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën. Urime për Qeverinë e re! Mezi pres të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova. /Gazeta Sinjali/