image U shkarkua nga Albin Kurti, Krasniqi: Kryeministri ligjërisht nuk ka të drejtë të më shkarkojë

Kosovë

U shkarkua nga Albin Kurti, Krasniqi: Kryeministri ligjërisht nuk ka të drejtë të më shkarkojë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Naser Krasniqin.

Në njoftimin e bërë për media një veprim i tillë thuhet se është bërë për shkak të mungesës së bazës ligjore.

“Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur z. Krasniqi dhe në bazë të së cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie”, thuhej ndër t♪7 tjera në njoftim.

Mirëpo, Naser Krasniqi, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, ligjërisht nuk ka bazë për shkarkimin e tij.

“Kryeministri ka të drejtë të vendos për çështjet që janë kompetencë e tij dhe shkarkimet mund t’i bëj. Mirëpo, sa i përket bazës ligjore kjo nuk qëndron sepse është thirre në ligjin nr.6 L/114 për Zyrtarë Publikë ku nuk e specifikon se në çfarë neni e bën këtë”.

“Në të njëjtin ligj është thirre edhe ish-kryeministri [Avdullah Hoti] që më ka emëruar si zëvendësues i kryeshefit ekzekutiv ndërsa vendimi që e bën shfuqizimin e vendimit të mëparshëm nuk e specifikon saktë arsyen”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se nuk i di motivet e shkarkimit pasi nga Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë ndonjë arsyetim.

“Motivin nuk e di pasi nuk kam ndonjë arsyetim dhe nuk më kanë njoftuar fare vetëm një email kam pranuar dhe nuk kam asnjë komunikim paraprak pasi kam qenë shumë i angazhuar edhe me orar shtesë me menaxhimin e pandemisë COVID-19 bashkë me inspektoratin”, tha Krasniqi për Klan Kosovën.

Krasniqi mes tjerash bëri të ditur se mbrëmjen e sotme ka dërguar në shkresë në adresë të kryeministrisë me të gjitha nenet dhe informacionet që parashihet për punën dhe shkarkimin nga kjo pozitë.

Ai uroi të emëruarin e Kurtit në këtë pozitë, Flamur Kadriu./Gazeta Sinjali/