image NASA publikon imazhet satelitore, ndryshimi drastik i Venedikut nga Covid-19

Botë

Botë/ NASA publikon imazhet satelitore, ndryshimi drastik i Venedikut nga Covid-19

news image

Njerëz nga e mbarë bota vizitojnë Venedikun e Italisë për të përjetuar bukuritë e këtij vendi, në veçanti derisa lundrojnë me gondola përmes kanaleve të qytetit nëpër të cilat tani nuk po lëviz askush për shkak të pandemisë së koronavirusit.

NASA ka publikuar imazhet satelitore të këtij qyteti italian të shkrepura këtë muaj si dhe ato të shkrepura në prill të vitit të kaluar, për të bërë dallimin e trafikut ujor si rezultat i izolimit që filloi të aplikohet nga marsi.

Kanali i madh dhe ai i Giudecca janë të zbrazëta krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, derisa trafiku ujor nga Venediku për në ishullin Murano pothuajse më nuk ekziston.

Gjithashtu në foto shihet se si dikur ishin ndalur dy anije gjigante në port, ndërsa sot kjo hapësirë është e zbrazët, duke bërë që kjo zonë të duhet si një “zonë fantazmë”.

Kujtojmë që Italia është vendi me i goditur në Evropë nga Covid-19, ku deri më tani numëron mbi 165 mijë të infektuar dhe mbi 21 mijë të vdekur.