image Nard Ndoka: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Rajon

Rajon/ Nard Ndoka: Zgjedhjet janë të pashmangshme

news image

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Në një emision televiziv në Shqipëri, Ndoka tha se reforma zgjedhore do të sjellë zgjedhjet e parakohshme.

“E para nuk ka asnjë deklaratë që ne heqim dorë që Rama do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po përgatisim reformën zgjedhore”, theksoi Nard Ndoka.

Sipas tij, reforma zgjedhore do të sjellë zgjedhje të parakohëshme.

Tutje, lideri i PDK-së sqaroi se kryeministri Rama është i detyruar për të bërë zgjedhje të parakohshme, qoftë edhe lokale.

“Ne nuk e kemi pasur reformë zgjedhore kauzën tonën ne kemi pasur kauzën tonë zgjedhjet e lira. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Edi Rama ka një agjendë përpara: Ose do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme ose do ta çojë vendin në zgjedhjen e bashkive pas vendimit të gjykatës kushtetutës”, theksoi Ndoka./Gazeta Sinjali/