Ky sezon ka nisur përtej pritshmërive për skuadrën e Napolit.
Ekipi i drejtuar nga trajneri, Carlo Anceloti kërkon të përforcohet në merkaton e janarit në repartin e mbrojtjes.
Pas dëmtimit të rëndë të Ghoulam 28-vjeçari nuk po e gjen formën e mirë sportive duke humbur edhe besimin e Ancelottit. Algjerian mund të largohet në merkaton e dimrit. Për zëvendësimin e tij, drejtuesit e klubit të kaltër mendojnë afrimin e Alejandro Grimaldos, spanjollit që luan te Benfica.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës B ka një vlerë kartoni prej 40 milionë eurosh dhe më parë ka qenë pjesë e dëshirave të skuadrës së Milanit./Gazeta Sinjali/