image Napoli gabon, barazon me Veronën/ Rrahmani kompleton 90 minuta

Futboll

Napoli gabon, barazon me Veronën/ Rrahmani kompleton 90 minuta

news image

Napoli ishte nikoqir i Hellas Veronas, në kuadër të xhiros së 12-të në Seria A.

Lideri i ligës italiane, Napoli barazoi me rezultat 1-1 kundër Veronës, shkruan Sinjali Sport.

Giovanni Simeone i kaloi mysafirët në avantazh, për t’u barazuar pastaj shifrat nga Di Lorenzo.

“Napolitanët” me këtë pikë mbetët në krye të tabelës me 32 pikë, derisa mysafirët me 16 pikë janë në vendin e 10-të.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim është paraqitur nga minuta e parë, ku luajti tërë takimin ndaj ish skuadrës. /Gazeta Sinjali Sporti/