image Nainggolan: Nuk e kishim aspak të lehtë, Drita në të ardhmen do të luajë edhe më mirë në Kosovë dhe Evropë

Futboll

Nainggolan: Nuk e kishim aspak të lehtë, Drita në të ardhmen do të luajë edhe më mirë në Kosovë dhe Evropë

news image

Drita ka pësuar humbje nga Royal Antwerp në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”, duke mbyllur kështu aventurën në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas arriti që të sigurojë një barazim të vlefshëm në ndeshjen e parë në Belgjikë.

Pavarësisht se të motivuar pas atij barazimi në duelin e parë, Drita megjithatë ka dëshpëruar duke u mposhtur në ndeshjen e dytë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0, transmeton Sinjali Sport.

Golin e parë e realizoi kosovari Laurit Krasniqi në minutën e 53-të ndërkohë i dyti erdhi në fund të shtesës.

Pas ndeshjes është deklaruar ish-mesfushori i Romës e Interit, Radja Nainggolan.

“Nuk e kishim aspak të lehtë me Driten. Ky ekip në të ardhmen do të luajë edhe më mirë edhe në kampionatin e saj edhe në Evropë”, ka deklaruar Nainggolan.

/GazetaSinjaliSport/