image Nagavci: Veliu ka shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

Kosovë

Reagim/ Nagavci: Veliu ka shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka thënë që ministri Agim Veliu me tregimin se Kurti ka kryer analizat për koronavirusin ka shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nagavci deklaroi që kjo informatë e dalur nga Veliu nuk është asgjë tjetër veçse një konfirmim i arsyeshmërisë së shkarkimit të tij nga detyra e ministrit.

“Me këtë deklaratë, ish ministri i brendshëm ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale, dhe nenin 20, të Ligjit Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, “E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore”, e mbi të gjitha ka cenuar nenin 36 [E Drejta e Privatësisë], dhe nenin Neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike] të Kushtetutës së vendit”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci gjithashtu theksoi që është detyrë e qeverisë që të ndërmarrin masa dhe se nuk është asgjë e re bërja e analizave të stafit për shkak të sigurisë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157396455884620&set=a.186600774619&type=3