image Veliu takohet me drejtorin e KEDS-it, diskutojnë për investitorët e huaj

Kosovë

Veliu takohet me drejtorin e KEDS-it, diskutojnë për investitorët e huaj

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot gjatë ditës ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të KEDS-it, Alper Erbas, ku diskutuan për ndikimin e energjisë në biznese.

Veliu theksoi se siguria e përgjithshme në Kosovë ka ndikim në prurjen e investitorëve të huaj.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të shkëlqyer për të garantuar secilin investitor në Kosovë.

Po ashtu u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KEDS-it dhe u premtua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në veçanti edhe me Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, për evidentimin e avarive të ndryshme dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga energjia elektrike./ Gazeta Sinjali/