image Nagavci u bën thirrje deputetëve ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentes

Politikë

Nagavci u bën thirrje deputetëve ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentes

news image

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar ngjarjen e djeshme në Parlamentin e Kosovës. Ajo thotë se mërgatës duhet t’i lehtësohet realizimi i së drejtës së votimit, ashtu sikurse dhe mundësimi i të gjitha të drejtave për secilin qytetar, shkruan Gazeta Sinjali.  

Institucionet dhe personat përgjegjës që përfaqësojnë ato, përfshi Kuvendin e Qeverinë, kanë obligim të punojnë për të gjithë qytetarët. Prioritare tani është votimi i Presidentes dhe stabiliteti i vendit. Prioritare është kujdesi për shëndetin e qytetarëve dhe beteja me Covid/19. Prioritare është angazhimi i të gjithëve për të tejkaluar sa më shpejtë e me më shumë sukses pasojat e këtij viti të rëndë pandemik në sistemin e arsimit e edukimit, në ekonomi e mirëqenie të qytetarëve, në shëndetin mendor e në secilin sektor”, shkruan Nagavci.

Andaj, thotë Nagavci, deputetët të marrin pjesë dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidentes.

Ekzekutivi do të angazhohemi maksimalisht në realizimin me kompetencë e përgjegjësi të detyrave tona. Ligjet do të procedohen në Kuvend, njëri pas tjetri, kjo s’duhet të tremb askënd, përderisa janë në interes e për të mirë të vendit. Qytetarët kanë vendosur për ndryshim, ata na kanë dhënë porosi të qarta secilit e secilës nga ne edhe për të ardhmen”, shkruan Nagavci. /Gazeta Sinjali/