image Nagavci tregon nëse zhvendosja e fotografisë së Thaçit nga Osmani përbën shkelje të ligjit

Kosovë

Politikë/ Nagavci tregon nëse zhvendosja e fotografisë së Thaçit nga Osmani përbën shkelje të ligjit

news image

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, duke folur për punën e Kuvendit dhe për veprimin e kryetares Vjosa Osmani për largimin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, tha se ajo vetëm ia ka ndërruar vendin fotografisë, siç edhe ka deklaruar vetë Osmani.

“Këtu s’ka shkelje të ligjit sepse fotografia e presidentit është në vend të dukshëm”, tha ajo.

Sipas saj, duhen unifikuar veprimet mes pozitës dhe opozitës dhe të kihet kujdes që çështjet formale të mos pengojnë në përmbajtje.

“Përkundër se ka pasur reagim nga PDK-ja në seancën e fundit kur u votuan Komisionet, megjithatë ata i votuan Komisionet. Besoj që të gjitha subjektet politike do të jenë të vetëdijshëm për proceset që na presin përpara”, deklaroi Nagavci.

Ajo tha se nga ne, LVV-ja edhe LDK-ja, duhet të bëhet e qartë që të gjithë jemi krenarë me luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe s’ka pasur asnjë tendencë të qëllimshme.

“Vendosja e flamurit të UÇK-së në sallën e Kuvendit nga deputetet e PDK-së, ndoshta ishte një simbolikë, që unë s’e shoh si qëllimkeqe. E kemi lënë atë dhe s’kemi ndërmarr asnjë veprim për të”, theksoi ajo. /Gazeta Sinjali/