Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka takuar sot stafin e kësaj ministrie, me ç’rast është njoftuar nga afër nga zyrtarët me punën e departamenteve të këtij dikasteri, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një njoftim të MASH-it thuhet se Nagavci ka shprehur vlerësimin e saj për punën e tyre, sidomos për organizimin e mësimit online gjatë pandemisë.
“Ministrja Nagavci theksoi se e vlerëson punën që është bërë në këtë Ministri, sidomos në organizimin dhe menaxhimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë”, citohet të ketë thënë ajo.
E para e Arsimit dhe Shkencës në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e saj që të mbështesë vazhdueshëm stafin e Ministrisë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, ndërsa theksoi se bashkëpunimi i mirë mes stafit politik dhe administrativ është esencial që proceset të ecin përpara dhe vështirësitë e sfidat të kalohen me lehtësi./Gazeta Sinjali/
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka takuar sot stafin e Ministrisë me ç’rast është njoftuar nga afër…
Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on Thursday, March 25, 2021