Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19, para nisjes së vitit të ri shkollor.
“Rreth 50 për qind e stafit është vaksinuar, por synojnë që edhe pjesa tjetër ta marrë vaksinën”, është shprehur Nagavci.
“Shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që të vaksinohen dhe të jenë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ftoj dhe studentët sidomos ata në konvikte që të vaksinohen”.
Ajo ka thënë se është e nevojshme akoma që punëtorët arsimorë të vaksinohen. /Gazeta Sinjali/