image Dy gra shpallen “Shkencëtare të vitit”

Arsim

Dy gra shpallen “Shkencëtare të vitit”

news image

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit”, çmime këto të cilat iu dhuruan dy grave shkencëtare.

Ibadete Bytyqi u shpall “Shkencëtarja e vitit” ndërkaq Fjolla Kaçaniku “Shkencëtarja e re e vitit” për vitin 2021.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se ndihet e lumtur që këtë vit ndajnë këto çmime për këto dy gra.

“Është kënaqësi e veçantë dhe nder për mua, të ndaj çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “shkencëtar i ri i vitit” ndjehem shumë e lumtur që këtë vit çmimet po i ndajmë për dy shkencëtare të reja”, u shpreh Nagavci.

Ibatete Byqyqi, është doktor i kardioligjisë, ndërkaq “Shkencëtarja e re e vitit”, Fjolla Kaçaniku është doktor në fushën e edukimit.

/GazetaSinjali/