image Nagavci reagon pas përfundimit të seancës për rastin e Etem Arifit: Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja

Kosovë

Nagavci reagon pas përfundimit të seancës për rastin e Etem Arifit: Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja

news image

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit, Etem Arifi, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Ngavci e ka cilësuar të një rëndësie të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

Nagavci nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet të një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit.Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike, ka përfunduar Nagavci shkrimin e saj në Facebook.

Ndryshe, seanca publike dëgjimore për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, ka përfunduar.

Gjyqtarët e Kushtetueses secili veç e veç kanë shtruar pyetje për palët në këtë seancë.

Me pyetjet e gjyqtarëve dhe përgjigjet e palëve, u mbyll seanca dhe gjykata do të vendosë ditët në vazhdim.

“Gjykata ka arritur t’i precizojë argumentet e palëve. Për vendim do të njoftohen palët dhe publiku. Gjykata Kushtetuese në ditët në vijim do të vendos për këtë çështje”, tha kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi në përfundim të seancës.

/Gazeta Sinjali/