image Nagavci për 36 të vdekurit nga COVID-19: Gjendja është e rënduar gjithandej botës - Sinjali

Nagavci për 36 të vdekurit nga COVID-19: Gjendja është e rënduar gjithandej botës

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vdekjes së 36 të infektuarve me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, gjendja me pandeminë nuk është e rënduar vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e ndryshme të botës.

Andaj, ajo ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

“Gjendja është e rënduar dhe e paparashikuar tek ne dhe gjithandej në vende të ndryshme të botës. Të respektojmë plotësisht rekomandimet e profesionistëve. Të kujdesemi për veten, për njëri-tjetrin, për të gjithë”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin