image Nagavci: Partitë opozitare të reflektojnë lidhur me zgjedhjen e presidentit

Politikë

Nagavci: Partitë opozitare të reflektojnë lidhur me zgjedhjen e presidentit

news image

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se kërkesat që do t’i adresojë kjo parti në takim me liderët e partive të tjera më 15 mars do të lidhen me krijimin e institucioneve të reja.

Nagavci tha se nevojitet funksionalizimi sa më i shpejt i institucioneve.

“Takimet janë ftuar nga Kurti e Osmani. Është propozuar formati 1 plus 1, pra presim që temat do jenë çështjet për krijimin e institucioneve, funksionalizimin e tyre sa më të shpejt sepse jemi në përballje me pandemi. Ka kaluar kohë që institucionet janë ushtrues në detyrë, është e domosdoshme të kemi legjitimim të institucioneve”, tha ajo në Interaktiv.

Nagavci thotë se sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, e në rastin e partisë të Vjosa Osmanit, partitë opozitare të reflektojnë. Thotë se vendi nuk mund të shkojë edhe një herë në zgjedhje me gjendjen e krijuar pas pandemisë.

Duke qenë se VV ka fituar mbi 50 për qind të zgjedhjeve, është fitues bindës dhe nuk do ketë vështirësi për qeverinë. Çështja që kërkon numër më të madh është presidenti. Kështu që presim që sapo kemi përfunduar procesin zgjedhor dhe që është e rëndësishme të formalizohen të gjitha institucionet dhe duke ditë që nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti, duhet të shkohet në zgjedhje, presim që partitë opozitare të reflektojnë”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/