image Nagavci: Kemi paraparë 3.5 milionë euro për nxënësit që kryejnë punë praktike

Arsim

Nagavci: Kemi paraparë 3.5 milionë euro për nxënësit që kryejnë punë praktike

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional që po mbahet në Prizren.  

Ministrja ka deklaruar se fokusi i tyre është përgatitja e nxënësve për tregun e punës dhe për këtë qëllim tha se do të bashkëpunojnë edhe me bizneset vendore, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, aftësimi profesional i nxënësve është i domosdoshëm. Nagavci ka deklaruar se ministria që ajo udhëheq ka paraparë 3.5 milionë euro për nxënësit të cilët kryejnë punë praktike.

“Na nevojitet bashkëpunim me industrinë të shohim se cilat janë bizneset ku nxënësit mund të fitojnë njohuritë për vendin e punës. Ne kemi paraparë 3 milionë e gjysmë euro për nxënësit për punë praktike. Dihet që shkollat jo gjithmonë mund të ndjekin trendin e zhvillimit. Ne dalim nga kjo situatë duke konsoliduar për mësimin për punë praktike. Ka modele të shumta si i Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë”, ka thënë ajo.

Kurse, Nikola Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, tha se fokusi duhet të jetë ekonomia dhe heqja e barrierave tarifore.

“Ne duhet të eksportojmë një eksport të shkathtësisë së produkteve të vendeve tona. Vetëm me paga të mira mund ta motivojmë që ky i ri të punojë Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Nebih Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, tha se kërkesa e biznese për punëtorë të kualifikuar është e madhe.

“Numri i papunësisë është alarmant dhe kërkesa e bizneseve për kuadro është e madhe. Është handikep real në terren që duhet ta detektojmë pse është kjo mungesë. Zanafillën e këtij problemi e shohim në aftësimin profesional. Është mungesë e madhe e fuqisë punëtore”, është shprehur Hoxha./Gazeta Sinjali/