image Nagavci: Gjuha e Kastratit skandaloze dhe e dënueshme - Sinjali

Nagavci: Gjuha e Kastratit skandaloze dhe e dënueshme

news image

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, ka reaguar pas shkrimit të Ardian Kastratit nga PDK-ja, ku ofendoi presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjuha e përdorur nga Ardian Kastrati është skandaloze dhe e papranueshme. Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, kjo është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet”, shkroi Nagavci.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: