Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se Ministria e Shëndetësisë është joserioze sa i përket gjendjes me COVID-19 në Kosovë dhe se situata me pandeminë është jashtë kontrollit.
“Sjellja e Ministrisë së Shëndetësisë është shumë joserioze. Ajo është pa planë, dhe po ngjall pasiguri te qytetarët . Gjendja me pandeminë është e rëndë”, tha Nagavci, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje Nagavci tha se Qeveria e Kosovës është një prej faktorëve kyç për krizën në vend.
“Ne jemi në një krizë të shumanshme nga COVID-19. Situata është jashtë kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri nuk po ja del ta menaxhoj më këtë krizë, madje është një nga faktorët se pse kriza është kështu siç është. Mbi të gjitha askush nuk e di si do të kalojnë tre muajt e ardhshëm”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/