Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se viti i ri shkollor po planifikohet që të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike, prandaj sipas saj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar.
Nagavci ka treguar se deri në muajin shtator të gjithë punëtorët arsimorë duhet të jenë të vaksinuar me dy vaksinat kundër COVID-19.
“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ministrja ka bërë thirrje që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë.
“Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksionuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Të dashur mësimdhënës, të gjithë duhet të pregatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor, pra edhe të vaksionohemi:
Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar.
Dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara.
Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta.
Vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim.
Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksionuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.
Shëndet të gjithëve!