Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Në bazë të njoftimit, vërehet një rënie e lehtë e çmimit të derivateve në Kosovë.
Çmimi i naftës për litër është 1 euro e 49 cent, çmimi i benzinës për litër është 1 euro e 39 cent, kurse çmimi i gasit për litër është 67 cent.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!