image Bien pak çmimet e derivateve - nafta 1.63, benzina 1.55

Kosovë

Bien pak çmimet e derivateve – nafta 1.63, benzina 1.55

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

Sipas njoftimit, çmimet maksimale të lejuara janë: nafta (dizel) 1.63 euro për litër, benzina 1.55 euro për litër, ndërsa gazi 0.75 euro për litër.

Kujtojmë se edhe dje çmimet e naftës dhe benzinës kanë shënuar një rënie të lehtë prej 1 cent krahasuar me ditën paraprake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/