image Nadal triumfon në finalen e Roland Garros për herë të 14-të në karrierë

Sporte të tjera

Nadal triumfon në finalen e Roland Garros për herë të 14-të në karrierë

news image

Rafael Nadal ka triumfuar në finalen e Roland Garros për vitin 2022.

Spanjolli mposhti në finale norvegjezin 23-vjeçar, Casper Ruud, në tre sete 6-3 6-3 6-0.

Ky është titulli i 14-të i tij në Roland Garros, në po aq finale të zhvilluara, duke fituar një numër të pabesueshëm prej 112 ndeshjeve nga 115 ndeshje të zhvilluara në këtë turne.

Përveç kësaj, 36-vjeçari tani arrin në numrin e 22 Grand Slameve të fituara, duke u shkëputur në dy më shumë ndaj ndjekësve, Federer e Djokovic, që mbeten me nga 20.

/GazetaSinjaliSport/