image Nadal pëson çarje të barkut 7 milimetra, por dëshiron të luajë në gjysmëfinalen e Wimbledonit - Sinjali

Nadal pëson çarje të barkut 7 milimetra, por dëshiron të luajë në gjysmëfinalen e Wimbledonit

news image

Marca raporton se Rafael Nadal ka një çarje barku 7 mm, por dëshiron të luajë gjysmëfinalen kundër Nick Kyrgios.

Kampioni i 22 trofeve Grand Slam, i cili pati goditje të forta në zonën e barkut nga mesi i setit të parë në çerekfinale me Taylor Fritz, i është nënshtruar testeve përkatëse mjekësore mëngjesin e sotëm.

Sipas Marcas, Nadal ka pësuar një çarje prej shtatë milimetrash në një nga muskujt e barkut por dëshiron të provojë të luajë në gjysmëfinale.

Spanjolli, i cili ka një javë që nuk ka ushtruar shërbimin e tij në stërvitje, do të testojë veten pranë trajnerit të tij Marc López në fushat e Wimbledonit.

Gjysmëfinalet e Wimbledonit do të zhvillohet të premten, ku Rafa Nadal takohet me australianin Nick Kyrgios, kurse Novak Djokovic do të përballet me britanikun Cameron Norrie.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: