Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të takohen edhe njëherë tjetër me njëri-tjetrin.
Dyshja do të luajnë sot në çerekfinale të turneut të madh Grand Slam, French Open apo “Roland Garros”.
Spanjolli dhe serbi do të takohen për herë të 59-të në karrierë.
Në 58 përballjet paraprake, Djokovic prin me dy fitore më shumë, 30, krashi 28 të Nadal.
Megjithatë në terrenet me dhe, Nadal prin bindshëm ndaj Djokovicit, duke udhëhequr 19-8 me fitore.
Spanjolli gjithashtu prin me fitore ndaj serbit në turnetë Grand Slam 10-7 si dhe 7-2 në takimet në Roland Garros.
Përballja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45, teksa fituesi i këtij dueli do të luajë në gjysmëfinale mes fituesin e duelit Alcaraz – Zverev, që do të luhet sot nga ora 15:00.