image "Na thanë se ishim të sigurt, por për 24 orë ndryshoi gjithçka", rrëfehet serbi që u kthye nga Afganistani në Kosovë

Kosovë

“Na thanë se ishim të sigurt, por për 24 orë ndryshoi gjithçka”, rrëfehet serbi që u kthye nga Afganistani në Kosovë

news image

Personi i parë që u kthye në vendlindje nga Afganistani është një  serb i Kosovës me nënshtetësi të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas qëndrimit dymujor në Kabul të Afganistanit, Aleksandar Cvejiq, i cili ra nën kontrollin e talebanëve për pak orë të dielën e 15 gushtit është kthyer në shtëpinë e tij në Graçanicë.

I kishim të gjitha garancitë se ishim të sigurt. Kemi qëndruar në rrugën “Shashdarak” njëra nga më të sigurtat në Kabul, afër ishin Pallati Presidencial dhe ambasada amerikane. Na është thënë që aty për të paktën tre muaj talebanët nuk mund të hyjnë. Por, gjithçka ndryshoi për 24 orë. Talebanët për pak orë e morën Kabulin pa asnjë rezistencë e asnjë plumb të shkrepur”, tha Cvejiq për Klan Kosovën.

Ai thotë të ketë punuar për një kompani gjermane të automjeteve të blinduara. Duke qenë se punoi për një kompani gjermane, me avion të Republikës Federale serbi nga Graçanica bashkë me dhjetëra të tjerë u evakuua nga Kabuli për në Uzbekistan.

Nga ky shtet destinacion i radhës ishte Frankfurti për të vazhduar në Beograd të Serbisë nga ku erdhi në Kosovë të enjten mbrëma. /GazetaSinjali/