image "Na rrahën burrat..."/ Dy gra në Obiliq i çojnë në polici burrat e tyre

Siguri

“Na rrahën burrat…”/ Dy gra në Obiliq i çojnë në polici burrat e tyre

news image

Dy gra në Obiliq kanë raportuar në polici se dy burrat e tyre pas një mosmarrëveshje kanë ushtruar dhunë fizike e psikike në to, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat dhe katër fëmijët e tyre janë dërguar në strehimore.

Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje,   dy të dyshuarit meshkuj kosovarë  (bashkëshortët e tyre) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje ndërsa  dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/