image “Na me pritë, e këta me kalu nëpër shiritin emergjent”, qytetari ankohet se si po ikin shoferët nga kolonat

Siguri

“Na me pritë, e këta me kalu nëpër shiritin emergjent”, qytetari ankohet se si po ikin shoferët nga kolonat

news image

Nuk janë të rralla rastet kur shoferët thyejnë rregullat e trafikut duke u munduar që të anashkalojnë kolonat.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë mëngjesit të sotëm tek vendi i cili njihet si “Rrethi i Ismetit” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihen veturat duke përdorur shiritin emergjent, në mënyrë që të mos presin në kolonë.

“A është kjo e drejtë, na me pritë në kolonë, këta me ec nëpër shirit emergjent”, ka shkruar një nga sinjalizuesit.

Një veprim i tillë dënohet sipas rregullave të trafikut, pasi që rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /GazetaSinjali/