Nuk janë të rralla rastet kur shoferët thyejnë rregullat e trafikut duke u munduar që të anashkalojnë kolonat.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë mëngjesit të sotëm tek vendi i cili njihet si “Rrethi i Ismetit” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihen veturat duke përdorur shiritin emergjent, në mënyrë që të mos presin në kolonë.
“A është kjo e drejtë, na me pritë në kolonë, këta me ec nëpër shirit emergjent”, ka shkruar një nga sinjalizuesit.
Një veprim i tillë dënohet sipas rregullave të trafikut, pasi që rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /GazetaSinjali/