Ditën e djeshme Kosova ka shënuar rekord të zi në vdekjen e njerëzve nga COVID-19 brenda 24 orëve. 36 vdekje janë shënuar nga COVID-19, ndërsa mbi 1600 raste kanë rezultuar pozitive.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila ka publikuar një fotografi me të dhënat e fundit.
Këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka publikuar raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
“Na mbroj Zot nga e keqja!”, ka shkruar Jakupi, po ashtu ka thënë “Vaksinohu shpëto jetë!./Gazeta Sinjali/