image “Na e kpute shpirtin dajë”, 22-vjeçari kosovar vdes në aksident në Suedi

Diasporë

“Na e kpute shpirtin dajë”, 22-vjeçari kosovar vdes në aksident në Suedi

news image

Vatan Rama, 22-vjeçar nga Botusha e Koshares, ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti të trafikut në Suedi, shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarët e tij, përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se ai ishte djali i vetëm i familjes.

“Miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj për nipin ton VATAN RAMA, Tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në Suedi, e lus Allahun të jeshë banor i xhehnetit nipi jonë ishe i vetmi djalë në familje i HASTRETIT, na e kpute shpirtin daj”, ka shkruar një familjar i tij.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar dhe kështu ishte përplasur.

/GazetaSinjali/