Mytaher Haskuka, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prizrenit, po e kërkon votën e qytetarëve të kësaj komune edhe me fotografinë e shefit të tij, Albin Kurtit.
Në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, shihet se LVV në Prizren, përveç kandidati, po e kërkon votën edhe me foton e kryetarit të partisë, i cili mban pozitën e kryeministrit të vendit.
Kujtojmë se Mytaher Haskuka fitoi në balotazh në zgjedhjet lokale të 2017-ës.