image "Myslimanët të ushqehen me plumba, jo me briani"
[wp-story id="814678"]

Botë

Botë/ “Myslimanët të ushqehen me plumba, jo me briani”

news image

Ministri indian, Uttar Predesh Yogi Adityanath, derisa i komentoi protestat e myslimanëve në Indi kundër miratimit të një ligji, tha se myslimanët janë “terroristë” që duhet të ushqehen me plumba dhe jo me briani, duke ju referuar pjatës me oriz, që është një specialitet i myslimanëve në këtë shtet.

Ligji i cili po kundërshtohet nga myslimanët, lejon dhënien e shtetësisë për miliona refugjatë të ardhur ligjërisht ose ilegalisht nga Pakistani, Bangladeshi, ose Afganistan përveç myslimanëve. Amendamenti i ligjit të kontestuar është mbështetur nga partia e djathtë e kryeministrit Modi dhe ka shkaktuar protesta të gjera ku të paktën 30 vetë janë vrarë.

Por, Adityanath nuk donte t’ia dinte, pasi sipas tij protestat që po ndodhin në vende të ndryshme nuk janë kundër ligjit të qytetarisë, por ai thotë se këta njerëz kërkojnë që India të bëhet një superfuqi./Gazeta Sinjali/