Tjetër futbollist shqiptar do të luajë në La Ligan spanjolle, shkruan Sinjali Sport.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka nënshkruar me skuadrën e Granadas, raporton gazetari kosovar, Arlind Sadiku.
Menaxheri i Uzunit ia ka konfirmuar lajmin gazetarit kosovar për transferimin e tij në Spanjë.
Breaking news
— Arlind Sadiku (@arlindsadiku89) January 30, 2022
Myrto Uzuni has signed with Granada in La Liga. His manager confirmed news to me.
Skuadra e Granadas do të paguajë 3.5 milionë euro ekipit hungarez, Ferencvaros, për transferimin e Uzunit.
Ylli i kuqezinjve ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga elita spanjolle, për zyrtarizim duhet të presim deri nesër, momenti kur Granada do të njoftojë në ditën e fundit të merkatos. /Gazeta Sinjali Sporti/