image Myftiu Tërnava uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit

Kosovë

Myftiu Tërnava uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit

news image

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, uroi besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami që është një nga festat kryesore të besimtarëve myslimanë dhe festohet të premten, më 21 prill.

Myftiu Tërnava në urimin e tij tha se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.

“Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificë. Pas muajit të faljeve dhe begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani”, tha Tërnava.

Tërnava me tej tha se çdo qytetar duhet që të punojnë në ruajtjen e familjes si dhe të vendlindjes.

“Është obligim i yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë vend me perspektivë. Një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë rritën të sigurt e marrin edukim cilësor”, tha Tërnava në fjalën e tij.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

/GazetaSinjali/