image Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Më mirë me marrë masa kundër gjuhës kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë

Politikë

Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Më mirë me marrë masa kundër gjuhës kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Tetovë ka promovuar Shqipërinë e Madhe.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar Ragmi Mustafi, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ku ka thënë se Vuçiqi më mirë të ndërmarrë masa për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mustafi ka shtuar edhe zbatimin e obligimeve ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësues politikë të Luginës.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme.” – ka shkruar Mustafi.

/GazetaSinjali/